Eko Higjiena

Arben Mehmeti merr detyrë të re, tash si avokat i komunës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas një periudhe afërsisht 15 vite si pjesë e institucionit më lartë të komunës së Gjilanit, Kuvendit komunal kjo ka qenë java e fundit e shërbimit në kuvend komunal të Gjilanit. Kjo periudhë mbetet si një kohë jashtëzakonisht e mirë dhe me përvoja të mira institucionale, profesionale dhe qytetare ka shkruar Arben Mehmeti derisa ka thënë se ai tashmë është zgjedhur sipas konkursit, avokat i komunës së Gjilanit.

Arben Mehmeti ka kryer disa detyra të rëndësishme dhe përvoja e tij do ta funksionalizojë edhe më shumë jetën juridike brenda komunës.

Në konkursin e fundit Arben Mehmeti është zgjedhur avokat i komunës dhe kjo ka qenë arsyeja që ai publikisht të falënderojë të gjithë ata me të cilët ka punuar në shërbimet e Kuvendit komunal. “Përjetësisht i falënderohem qytetarëve dhe shoqërisë që më përkrahen gjatë gjithë këtyre kohërave që nuk kanë qenë të lehta në periudha të caktuara. Deri në përkulje i falënderoj të gjithë miqtë me të cilët gjatë kësaj periudhe u rritëm dhe zhvilluam bashkë në kuadër të kësaj shoqërie”.

Uji Dea

Mehmeti ka thënë se mbetem ende me këtë shoqëri me të cilët u rrita, por se tashmë duke ndryshue pak rrugë, përkushtim më të madh profesional, në një drejtim tjetër dhe në interes të qytetarëve të komunës së Gjilanit.

“E falënderoj shoqërinë që më ndihmuan të ndryshoj rrugën e përkushtimit më të madh profesional në angazhimin e ri institucional në kuadër të komunës së Gjilanit.
Të gjithë shoqërinë që ecëm bashkë deri më tani dhe besoj se do të vazhdojmë ecjen e përbashkët i dëshiroj shumë shëndet dhe suksese” ka shkruar Mehmeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.