Taulant Xhaka eliminohet nga Liga e Kampionëve
Skuadra e Taulant Xhakës, Baseli, është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Së bashku me ekipin zviceran, nga faza e grupeve janë eliminuar edhe pesë skuadra tjera.
Bëhet fjalë për PSV-në, Rostovin, Ludogoretsin, Celticun dhe Dinamo Kievin, përcjellë “Lajmi.net”.
Ju kujtojmë që Xhaka sonte luajti startues në barazimin e Baselit 0:0 ndaj Ludogoretsit në udhëtim.


