ARKATANA

Vëllezërit Xhaka me nota pozitive

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Granit dhe Taulant Xhaka kanë marrë nota pozitive për paraqitjet e tyre të mira në Ligën e Kampionëve.

Vëllezërit Xhaka shkëlqyen në mesjavë në Ligën e Kampionëve, derisa janë vlerësuar edhe me nota pozitive për paraqitjet e tyre, shkruan albinfo.ch.

Graniti shënoi njërin nga tre golat e Arsenalit në ballafaqimin kundër Ludogorets, derisa Mesut Ozil në fund shënoi një gol të jashtëzakonshëm.

Xhaka është vlerësuar me notën 7, kurse Ozil 7.5. Shkodran Mustafi kishte notën 5 nga medit britanike.

Eco Higjiena

Derisa Graniti shënoi, vëllai i tij i madh, Taulanti asistoi. Ai asistoi në golin që shënoi Zuffi në minutën e 76-të, por nuk e ndihmoi skuadrën e tij në një pikë ndaj rivalit, PSG-së. Xhaka u vlerësua me notën 3 nga prestigjiozja zvicerane, “Blick”.

Vëllezërit Xhaka me nota pozitive