Mobi Casa

Vitia merret si model për komunat e tjera

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Anëtarë nga Komisioni parlamentarë për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport vlerësojnë Vitinë si model për komuna të tjera.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani kanë pritur sot në takim Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport.

Haliti i ka njoftuar anëtarë e këtij komisioni me angazhimet e komunës në mbështetje të politikave rinore ku ka ndër tjerash ka përmendur miratimin e rregullores për promovimin e vullnetarizmit nga Kuvendi Komunal, hapjen e qendrës rinore, ndarjen e 15% të subvencioneve nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për të rijnë, mbështetjen e aktiviteteve vetedijësuese, aktivitetet që kanë të bëjnë me ngritjen e kapaciteteve të organizatave rinore për hartim të projekteve si dhe krijimin e hapësirave rekreative dhe sportive për të rijnë e kësaj komune. “Institucionet Komunale të Vitisë, mbesin të përkushtuara që të përkrahim aktivitetet rinore duke filluar nga edukimi dhe arsimimi profesional dhe cilësor deri të aktivitetet e kulturore dhe sportive” u shpreh kryetari Haliti.

Ai ka besim të plotë se ky komision do të angazhohet që të mbështes rininë në përgjithësi, në këtë drejtim edhe rininë vitiase që ajo me aktivitet e veta të jetë në hapë me bashkëmoshataret e tyre nga vendet perëndimore.

UBT

Kurse, Kaltrina Sylejmani, Drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport, pasi që foli mbi aktivitet e zhvilluara nga kjo drejtori ndër tjerash tha se sipas Mozaikut të Komunave të Kosovës, qytetarët vitias janë të kënaqurit në nivel vendi me aktivitetet e DKRS-së.

Driton Selmanaj, anëtarë i Organizatës “Demokracia+” dhe njëherit anëtar i këtij komisioni ka thënë se këto të arritura të komunës së Vitisë, që kanë të bëjnë me Kulturën, Rininë dhe Sportin duhet të shërbejnë si model edhe për komuna të tjera të Kosovës.

Me këtë konstatim të z. Selmanaj u pajtuan edhe anëtarë tjerë të këtij komisioni të cilët në fund të këtij takimi kërkuan nga përfaqësuesit komunal të Vitisë, që të jenë pjesë e panelit të komisionit kur pritet të zhvillohet një takim me komunat tjera./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.