ARKATANA

Qyteti i Gjilanit nikoqirë i Kupës së Kosovës në volejboll

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Klubi i Dritës në volejboll në konkurrencën e femrave do të jetë nikoqirë i Kupës së Kosovës në volejboll.

Të ënjtën në Palestrën sportive “Bashkim Selishta”- Petriti në Gjilan do të zhvillohen gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës ku do të marrin pjesë Drita nikoqire dhe fituese e edicionit të kaluar, Skenderaj, Kastrioti dhe Prishtina Voley.

Takimi i parë fillon nga ora 17:00 dhe do të zhvillohet në mes Skenderajit dhe Kastriotit, ndërsa ballafaqimi i dytë do të filloj nga ora 19:00 në mes Dritës dhe Prishtina Voley.

FIDANISHTJA

Ndeshja finale zhvillohet të premten duke u zhvilluar në ora 16:00.

Trajneri i Dritës Lorik Ilazi për këtë edicion të Kupës së Kosovës e cila zhvillohet në Gjilan theksoi.
“Skuadra e Dritës po dëshmon edhe njëherë se ne jemi të gatshëm të zhvillojmë dhe të përgatisim çdo gjë për të mirën e volejbollit të Kosovës”./rajonipress/