Hidromorava

Çka porosit Ismet Munishi pas ndeshjes Drita – Trepça

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Trajneri i Dritës Ismet Munishi gjatë tërë 90-të minutave në ballafaqim me Trepçën asnjëherë nuk u ulë në pankinën e tij, ai vazhdimisht i sugjeroi futbollistët e tij gjatë tërë lojës.

Munishi pas këtij ballafaqimi ka porositur si futbollistët e Dritës njashtu edhe dashamirët e futbollit të “bardhë e kaltërve” të Dritës.
”Të humbësh pikët në këtë mënyrë është e papranueshme, unë i kuptojë futbollistët, por jo në këtë mënyrë sepse ne po pësojmë gola shumë naiv dhe kjo po na kushton, por kjo do të jetë hera e fundit dhe nuk do të toleroj këso gabimesh të dëmtohet klubi. Mua nuk më intereson se cili futbollist është, do të luan vetëm më i miri dhe ai i cili e meriton, por po ju them pavarësisht gjithë kësaj skuadra e Dritës nuk do të luan as në barazh e leje më për ekzistencë”.

ARKATANA

Munishi ka edhe një premtim të madh për dashamirët e flakët tifozët “Intelektualët”.
”Do të vinë dit të mira shumë shpejtë do t`ju gëzohemi rezultateve së bashku, ne do të pretendojmë Kupën e Kosovës ndërsa së bashku me ju do të ecim hap pas hapi me sukseset e Dritës, por sot kam qenë shumë i nervozuar pasi në dy raste e patëm fitoren në duar, por e lëshuam dhe kjo më nuk do të ndodhë” porosit trajneri i Dritës, Imet Munishi./sylejman ismajli/rajonipress/