Fundamenti

Haziri: Po angazhohem që Teatri i Gjilanit të jetë identitet i teatrove në arenën ndërkombëtare

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim falënderimi trupën profesioniste të aktorëve nga drama “Jetë me qira” nga Teatri i Qytetit, të cilët kanë marrë çmimin kryesor nga festivali në Dibër, duke potencuar faktin se angazhimi i tij është që ky teatër të jetë identifikim i Kosovës në arendën rajonale dhe ndërkombëtare.

“Jam i gëzuar që është arritur vendi i parë nga Teatri i Qytetit të Gjilanit në festivalin e Dibrës. Kjo është bërë me një përgatitje sigurisht shumë të madhe të aktorëve, me përkushtim të vazhdueshëm dhe me një mbështetje simbolike nga ana e Komunës. Më tutje jam i angazhuar gjithnjë që teatri i Gjilanit të jetë identitet i teatrove të Kosovës në botën e jashtme, mirëpo kjo bëhet me shumë punë dhe me angazhim të sinqertë e profesional. Brenda këtij viti aktorët do të kenë hapësirë edhe më ta madhe në teatër, sepse nga atje do të largohet biblioteka e cila do të vendoset në objektin e saj dhe hapësira do të jetë shumë më e madhe gjatë të ardhmes”, ka pohuar kryetari Haziri, duke potencuar mbështetje të vazhdueshme për kulturën e Gjilanit dhe sektorët e tjerë, por në veçanti për artin skenik.

“Dërrasat e Teatrit nuk janë të lehta, ato kërkojnë shumë punë të aktorëve dhe stafit tjetër profesional e krijues që të jenë konkurrent dhe prodhues të mirëfilltë”, tha ai më tej.

ARKATANA

E nga ana tjetër, Bujar Haziri u.d. i drejtorit të teatrit të Gjilanit, ka thënë se përkushtimi i Komunës, e veçanërisht i kryetarit, është që aktorët të kenë përherë rrugën e hapur për pjesëmarrje në të gjitha festivalet, kudo që ato mbahen si dhe trajtimin më të mirë në Gjilan.

Aktorët e shfaqjes në këtë takim I kanë dhuruar kryetarit Haziri plaketën e falënderimit për mbështetjen e pakursyer dhënë artit skenik në veçanti.

Përndryshe, shfaqja “Jetë me qira”, me autor Rafet Abazin dhe me regji të regjisorit Ekrem Sopi, ka marrë çmimin kryesor në festivalin e mbajtur në Dibër, ku pjesëmarrës ishin teatro të ndryshme nga gjithë hapësira shqiptare. Ky çmim erdhi në vitin e 15-të jubilar të festivalit “Teatri shqiptarë në Maqedoni”, që mbahet në Komunën e Dibrës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.