Arbnor Morina: Gjilani gati për spektakël futbollistik me Prishtinën
Gjilan – Të shtunën stadiumi i qytetit në Gjilan do të jetë i gatshëm ta pres derbin e javës së XVI-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll në mes Gjilanit dhe Prishtinës.
Në taborin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit gjithçka është gati për këtë derbi i cili gjithmonë zgjon interesim tek futbolldashësit në Anamoravë.
Trajneri i Gjilanit Arbnor Morina i cili ka bilanc pozitiv me skuadrat që ka udhëhequr ndaj “bardh e kaltërve” të Prishtinës me intensitet dhe pa frikë po përgatit skuadrën e tij për këtë derbi. “Do të jetë një ndeshje e mirë dhe e fortë unë besoj në këta futbollist të Gjilanit të cilët do të japin më të mirën në këtë ballafaqim, ne si skuadër me gjithë stafin e klubit jemi plotësisht të gatshëm për këtë sfidë futbollistike”, shprehet Morina.
Tek skuadra e Gjilanit nuk ka asgjë të veçantë ballafaqim me Prishtinën.
“Kjo është një ndeshje si të gjitha ndeshjet gjatë këtyre 15-të javëve, natyrisht ne Prishtinën e respektojmë si skuadër por kësaj radhe futbollistët e mijë në fushë do të paraqiten më të motivuar si asnjëherë më parë por kuptohet në mënyrë sportive”, thekson trajneri Arbnor Morina.
Skuadra e Gjilanit për befasi dhe rast i rrallë është se ende nuk ka shënuar fitore kampionale ndaj Prishtinës lidhur me këtë trajneri Morina thekson:”Mua nuk mw intereson bilanci mua më intereson loja e radhës, ne do ta bëjmë lojën tonë le të fiton më i miri por kësaj radhe do të jetë krejtësisht ndryshe”.
Trajneri Morina ka një porosi të veçantë për të gjithë dashamirët e futbollit Gjilanas e në veçanti tifozëve të klubit “Skifterat”. “Të shtunën ju ftoj të bëni tifo si asnjëherë më parë të tregojmë se skuadra e Gjilanit dinë dhe mundet të organizoj dhe të triumfon edhe në derbi të tilla”./rajonipress/


