ARKATANA

Komuna mbështet klubin olimpik të atletikës “Rogana”

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës, Begzad Sinani me bashkëpunëtorë pas kërkesës së klubit të atletikës Rogana për intervenimin në rregullimin e shiritit për vrapim ka vizituar punimet në këtë terren.

Sinani tha se kjo është një mbështetje shumë e vogël nga komuna duke pas parasysh sukseset e këtij klubi. “Tanimë sportistët e klubit me pjesëmarrjen e tyre në garat kombëtare dhe ndërkombëtare kanë kaluar nivelet lokale të mbështetjes. Ne gjithmonë do t`ju mbështesim dhe do të bëjmë përpjekje që të gjejmë mundësi në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe donatorë të tjerë për krijimin e kushteve më të mira terreneve sportive për ju”është shprehur Sinani.

Uji Dea

Klubi atletik Rogana është kampion i Europës për shtete të vogla dhe nënkampion ballkanik dhe pjesëmarrës nga ky klub i atletikës në olimpiadën e Brazilit kanë qenë dy atletë dhe në shumë gara tjera ndërkombëtare marrin pjesë këta sportist të dalluar./rajonipress/