Mobi Casa

Ramadani: Një ëndërr e shekullit për ushtrinë, u bë skandali i shekullit në dëm të sigurisë kombëtare

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka komentuar situatën e Ushtrisë së Kosovës, e cila tash e sa ditë ka probleme me furnizim me ushqim.

Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo krizë me ushqim e dëmton sigurinë kombëtare.

Fundamenti

“Kriza për ushqim të Ushtrisë dëmton sigurinë kombëtare. Nuk ka asnjë lloj arsyetimi në botë për këtë dhe nuk mund të ikë kush nga përgjegjësia. Një ëndërr e shekullit për Ushtrinë u bë skandali i shekullit në dëm të sigurisë kombëtare”, shkroi Ramadani.