Duka: Besoj shumë tek ekipi i Kosovës
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, beson se Përfaqësuesja e Kosovës ka të ardhme të ndritshme, përkundër faktit se nuk i nisi mirë eliminatoret pë Botërorin e Rusisë, shkruan Zeri.info.
“Kam shumë besim se ekipi përfaqësues i Kosovës ka shumë për të dhënë, pavarësisht që në tre ndeshjet e para, është eksperiencë e re, nuk arriti ndonjë rezultat, por ka mundur të shkonte dhe më keq dhe kjo do të ishte e kuptueshme”, ka thënë fillimisht kreu i futbollit shqiptar, i cili sot po qëndron në Prishtinë, ku e mori mirënjohjen për kontributin e dhënë për ndërkombëtarizimin e futbollit kosovar, përcjellë Zëri.
“I konsideroj pozitive paraqitjet, organizimin, prezantimin korrekt. Ka shpresa për të nxjerrë rezultate pozitive”, u shpreh Duka. /Zëri/


