ARKATANA

Haziri: KFOR-i turk ishte pjesë e jona dhe do të mbetet edhe më tutje

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim lamtumirës, komandantin e Ekipit Monitorues të Mbikëqyrjes, të KFOR-it turk, Mehmet Kaplan, i cili ka përfunduar detyrën në këtë mision, duke potencuar se bashkëpunimi me njësitet e KFOR-it turk, gjithnjë ka qenë konform interesit të përbashkët për një siguri të përgjithshme të qytetarëve të këtij regjioni.

Haziri në fjalën e tij nga ky takim ka thënë se angazhimi, puna dhe përkushtimi ushtarak e njerëzor i ushtarëve të KFOR-it turk është i nivelit të njëjtë sikur që është shërbimi dhe përkushtimi për shtëpinë dhe familjen e tyre.

“Angazhimi juaj, përkushtimi, puna dhe miqësia e krijuar me qytetarët e Gjilanit është një mesazh më i miri i sigurisë. Afërsia e shërbimit tuaj ushtarak është e tillë që përkujdesi juaj ka qenë i njëjtë për qytetarët e Gjilanit, sikur të ishte për qytetarët, shtëpitë dhe familjet tuaja. Kurdo që do të ktheheni përsëri, qoftë si një vizitor, por qoftë edhe me detyrë zyrtare, kudo në Ballkan, Gjilanin do ta keni një vend në të cilin do të gjeni miqësinë e madhe në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe shërbimin tuaj këtu, për këtë kohë prej rreth 14 muajsh”, ka thënë kryetari Haziri, duke i dorëzuar në shenjë mirënjohjeje, letrën e falënderimit.

ARKATANA

E nga ana e tij Mehmet Kaplan, mes tjerash ka pohuar se gjithë shërbimin ushtarak që e ka kryer deri më tani kudo, asnjëherë në asnjë vend tjetër nuk ka qenë më i lumtur dhe me vullnet, se sa në Gjilan. Më tej Kaplan, ka shtuar se edhe atje ku do të shkoj tash e tutje në qytetin e Ankarase, asnjëherë nuk do ta ketë një jetë dhe përshtypje sikur të shërbimit në Gjilan dhe në mes të një qyteti që ka bërë shumë ndryshime të mëdha.

“Me Gjilanin dhe njerëzit e këtij vendi jam lidhur emocionalisht dhe mendimi për ndarjen nga ky vend po më jep emocion dhe po më krijon një zbrazëti të madhe”, ka thënë mes tjerash Kaplan, duke e falënderuar kryetarin Haziri, bashkëpunëtorët e tij dhe gjithë qytetarët e Gjilanit për bashkëpunimin e treguar me KFOR-in Turk. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.