Fundamenti

Të rinjtë e Kamenicës njihen mbi pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje dhe politikë bërje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Gjatë trajnimit nxënësit u informuan më gjerësisht me të kuptuarit e demokracisë, aktivizimin qytetarë, dhe vullnetarizmin.

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – NetworkofPeaceMovement (NOPM), më datën 22 Nëntor, 2016 në Kamenicë mbajti trajnimin me nxënësit e Gjimnazit ”IsmailQemaili’’ në Kamenicë.

Tema e trajnimit ishte pjesëmarrja e të rinjve në vendim-marrje dhe politik bërje, në kuadër të projektit“Rritja e pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje dhe politikë bërjes përmes avokimit të autoriteteve komunale dhe ngritjes së kapaciteteve të komiteteve konsultative dhe këshillave të fshatrave” projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga OJQ NOPM.

Hapja e takimit u bë nga znj. Besime Tusha, ku pjesëmarrësit e trajnimit u njoftuan lidhur me qëllimet e projektit dhe aktivitetit në veçanti. Prezantimi dhe mbajtja e trajnimit, u bë nga konsulenti i angazhuar nga organizata NOPM, z. Rasim Alija, i cili para nxënësve shtjelloi konceptet e qytetarisë aktive, format e pjesëmarrjes në jetën publike institucionale dhe angazhimin qytetarë.

UBT

Gjatë trajnimit nxënësit u informuan më gjerësisht me të kuptuarit e demokracisë, aktivizimin qytetarë, dhe vullnetarizmin. Gjithashtu pjesëmarrësit patën rastin të informohen për punën e institucionit të komunës, këshillit te veprimit rinor lokal dhe qendrave rinore si mundësi e angazhimit të tyre në forma konkrete.

Trajnimi ka qenë interaktiv duke u a mundësuar pjesëmarrësve shfaqjen e mendimeve dhe opinioneve në lidhje me temën e trajtuar.

Gjithashtu, gjatë trajnimit u zhvillua edhe një pyetësor me nxënësit në mënyre që t’i masim njohuritë e tyre rreth qeverisjes lokale në përgjithësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.