Fundamenti

Komuna e Gjilanit mban dëgjim publik për ndryshimet dhe plotësimet e statutit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit ka mbajtur të hënën dëgjim publik për ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Komunës, si nevojë për riorganizimin e ekzekutivit, për t`iu dhënë mundësi edhe qytetarëve që t`i paraqesin sugjerimet, vërejtjet dhe propozimet e tyre, por interesimi i tyre nuk ka qenë i kënaqshëm.

Sadri Arifi, shef i Shërbimit të Kuvendit, ka thënë se kryetari i Komunës ka ndërmarrë nismën për ndryshimin e statutit ekzistues, si nevojë për rikthimin e dy drejtorive komunale – Drejtorisë për Kulturën, Rini e Sport dhe Drejtorisë së Inspeksionit.

Është propozuar që në statutin e Komunës të parashihen edhe Grupi i përbashkët punues, Grupi punues për preventivë lokale kundër ekstremizmit dhe radikalizmit si dhe Mekanizmi koordinues kundër dhunës në familje.

Mehmet Dermaku, qytetar, ka thënë se dokumenti është mjaft përmbajtësor, por sipas tij, Komunës së Gjilanit i duhet një statut që krijon një administratë bashkëkohore në të ardhmen si dhe një sistem informativ modern.

ARKATANA

Shemsedin Mustafa tha se zyra e avokatit të popullit i monitoron të drejtat e njeriut dhe në këtë aspekt, sipas tij, komuna e Gjilanit qëndron mirë.

Statuti është akti më i lartë juridik në nivel lokal, që rregullon organizimin e brendshëm të Komunës, si njësi themelore e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Kosovës, e cila ushtron pushtetin në pajtim me ligjet në fuqi.

Herën e fundit, Komuna e Gjilanit ka bërë ndryshime dhe plotësime në Statut, në nëntor 2014./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.