Mobi Casa

Ironizon PDK me punësimet e Alban Hysenit: Me rëndësi dajtë mos me mbetur anash

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Çdo ditë nga një lajm i mirë, pas kunatave dhe balldëskave tani dajtë kanë hy në vallen e punësimeve familjare thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Nuk është shumë me rëndësi ku po luhet edhe këtë vit derbi Drita-Gjilani, për qeverisjen e VV-së e rëndësishme është që java të përmbyllet me ndonjë punësim familjar.

FIDANISHTJA

Ndërmarrja Publike Rajonale Hidromorava kësaj here e ka siguruar një vend pune me kontratë të rregullt për dajën e gruas së kryetarit të Gjilanit. Nuk ka rëndësi mosha e parapensionit, me rëndësi dajtë mos me mbetë anash.

Për qeverisjen e VV-së muaji tetor është shpallur muaji për dajallarë. Suksese.