Hidromorava

Rohde-Oravit: Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër BE-së

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka takuar sot Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Përmes një postim në platformën”X”,iish-Twitter, Oravi ka thënë se ka pasur një shkëmbim të shkëlqyer pikëpamjesh me të dy ambasadorët.

“Pata një shkëmbim të shkëlqyer mendimesh me Ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde dhe me Ambasadorin e Shqipërisë Petrit Malaj. Të premten, pata mundësinë të takoj Arnhild Spence, koordinator zhvillimi në UN në Kosovë. Mezi presim bashkëpunimin tonë në të ardhmen”, ka shkruar ai.

Mobi Casa

Ndërkohë, postimin e shefit të Zyrës së BE-së e ka shpërndarë Ambasadori gjerman Rohde.

“Faleminderit për vizitën tuaj sot Aivo Orav. Pres që bashkërisht ta sjellim Kosovën më afër Bashkimit Evropian!”, ka shkruar Rohde.