Nxënësit e Mireshit tregohen solidar, ndihmojnë Edonën
Gjilan – Të hollat e tubuara, u dorëzuan në xhirollogarinë që është hapur për t’i ndihmuar EDONËS në bankën “NLB – Banka”, Gjilan, në vlerë prej: 337.45 €.
Të enjten dhe të premten, nxënësit e shkollës “Nazim Hikmet”, të paraleleve shqipe dhe turke realizuan dy aktivitete të rëndësishme të cilat dëshmojnë kulturën e lartë dhe zhvillimin e vlerave humane.
Pasi që tetori njihet si “muaji i solidaritetit”, me moton “Ta ndihmojmë Edonën”, nxënësit organizuan turnir në futboll dhe volejboll si dhe shitjen e ëmbëlsirave në të dy xhamitë e fshatit pas namazit të xhumasë, me qëllim që me mjetet e grumbulluara, sado pak t’i ndihmojnë Edona Dërmakut për shërimin e saj.
Ky aktivitet tashmë është bërë tradicional nga nxënësit e shkollës sonë, të cilët përveç sukseseve në mësime, gjithnjë e më tepër po ndikon që nxënësit të edukohen edhe në frymën e vlerave humane.
Ne, si shkollë i përgëzojmë nxënësit për angazhimin dhe kontributin e tyre shembullor si dhe falënderojmë të gjithë ata prindër të cilët i kanë përkrahur nxënësit në realizimin e këtyre aktiviteteve. Falënderojmë edhe imamët dhe xhematin e të dyja xhamive të fshatit për bashkëpunimin dhe kontributin e tyre në përkrahje të nxënësve.
Të hollat e tubuara, u dorëzuan në xhirollogarinë që është hapur për t’i ndihmuar EDONËS në bankën “NLB – Banka”, Gjilan, në vlerë prej: 337.45 €.
Në fund, e lusim Zotin që t’i ndihmojë Edonës që të shërohet sa më shpejtë thuhet në njoftimin e këshillit të nxënësve të shkollës “Nazim Hikmet” në Dobërçan të nënshkruar nga arsimtari Rexhep Arifi./rajonipress/


