Çfarë po ndodh me Shkëlzen Gashin në Amerikë?
Shkëlzen Gashi vazhdon ta jetojë ëndrrën amerikane. Mesfushori i Kombëtares është vlerësuar si lojtari i muajit tetor për ekipin e Colorado Rapids.
Shkëlzen Gashi është zgjedhur lojtari i muajit tetor te Colorado me votat e tifozëve në “Facebook” dhe “Twitter”, duke mposhtur Kevin Doyle dhe Dominic Bagg.
Colorado fitoi tri ndeshje, barazoi një dhe humbi po një gjatë muajit të fundit të sezonit të rregullt, dhe Gashi i luajti si titullar të pesta ndeshjet, duke shënuar dy gola.
Pak ditë më parë, ai u vlerësua nga tifozët si lojtari më i mirë i sezonit, ndërsa është në garë për çmimin e debutuesit të vitit dhe golit më të bukur në MLS.
Shkëlzen Gashi e mbylli sezonin e rregullt me nëntë gola dhe katër asistime, duke qenë njeriu kyç në kualifikimin e Rapids në “play off”.


