Hapet rruga që lidh institucionet publike
Kamenicë – Fillon hapja e rrugës që do të lidh qasjen ndërmjet Postës – Shtëpisë Kulturës – Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Palestrës sportive.
Kompania për mirëmbajtje të rrugëve lokale në komunë ka filluar hapjen e rrugës që lidh disa institucione publike dhe pastrimin e hapësirave publike ndërmjet këtyre objekteve.
Sinani, me bashkëpunëtorë sot kanë vizituar fillimin e këtyre punimeve ai tha se kjo rrugë ka qenë e domosdoshme të hapet që të lehtësohet qarkullimi në këto institucione publike drejtoritë përkatëse kanë bërë përgatitjen e planeve, fillimisht do të hapet dhe shtrohet me zhavor e pastaj do të asfaltohet./rajonipress/


