UBT

Haziri: Ndërtimi i QKMF-së dhe rrugës me katër korsi, do ta bëjnë “Stacionin e Autobusëve” qendër të madhe transportuese

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me drejtorë të drejtorive komunale dhe bashkëpunëtor të tjerë, kanë vizituar sot Ndërmarrjen “Stacioni i Autobusëve” në Gjilan, ku janë interesuar për angazhim konkret, për mbështetje në zhvillim të ndërmarrjes, rivitalizim dhe rritje të shërbimeve për qytetarët, të cilët marrin shërbime të transportit aty, por njëkohësisht kanë bërë edhe vizitë në lokacionin që do të nis së ndërtuari Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe hyrje-dalja Gjilan-Ferizaj.

Përgjatë kësaj pjese priten zhvillime të ndryshme e të shumta infrastrukturore dhe shërbyese për qytetarët, duke nisur nga shërbimet shëndetësore, transportuese por edhe zhvillimore të hapësirës përreth, me kulmimin e ndërtimit të objektit QKMF-së dhe rrugës me katër korsi, që do të kaloj në këtë pjesë përgjatë ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve”, ka njoftuar kryetari Haziri.

Ai gjatë qëndrimit në “Stacionin e Autobusëve”, ka ofruar mbështetjen e fuqishme për zhvillim të mëtutjeshëm të kësaj ndërmarrje komunale, duke paralajmëruar ndryshime konform interesit të qytetarëve për shërbime më të mira në këtë pjesë.

Uji Dea

“Kjo ndërmarrje po ec mirë, megjithëse ka nevojë për mbështetjen e Komunës që ajo të zhvillohet edhe më tutje, të jetë më funksionale si dhe të bëhet qendër modern me kushte dhe shërbime të shpejta e profesionale. Kjo ndërmarrje pos që është një qendër e madhe e Anamoravës, në një të ardhme të afërt do të frekuentohet edhe nga udhëtarë të shumtë të komunave të regjionit të Kumanovës. Njëkohësisht në këtë qendër shumë pranë do të filloj ndërtimi i QKMF-së me standarde modern dhe më rritje më të madhe edhe të shërbimeve shëndetësore për pacientë. Shërbimet shëndetësore, ato të transportit të udhëtarëve dhe hapja e rrugës së hyrje-daljes në drejtim të Ferizajt do të ndikojnë pozitivisht edhe në zhvillimin dhe rritjen e shërbimeve për stacionin. Me një fjalë përgjithësisht ky lokacion do të jetë pjesë e punimeve të mëdha e fillimit të ndryshimeve pozitive dhe rritjes së shërbimeve për qytetarët e Gjilanit, me të gjitha Komunat e këtij regjioni dhe të gjitha regjioneve për rreth”, ka thënë kryetari Haziri.

Njëkohësisht Haziri, ka bërë të ditur që investimet në stacion, në QKMF dhe në rrugën Gjilan-Ferizaj do të nisin së shpejti. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.