Uji Dea

Lajme jo të mira për Kosovën para ndeshjes me Turqinë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Tre yjet e Turqisë, Selçuk Inan, Burak Yilmaz dhe Arda Turan nuk ishin ftuar në kombëtare nga Fatih terim që nga përfundimi i Kampionatit Evropian.

E gjithë kjo ka ndodhur pas rezultateve të dobëta që Turqia zhvilloi në ndeshjet e kampionatit “Francë 2016”, duke mos arritur as të kualifikohet nga grupet.

Fundamenti

Mirëpo mos suksesi në ndeshjet e para të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2018, trajneri Terim, ka bërë të ndryshoj mendje duke i ftuar në skuadër Selçuk Inanin dhe Burak Yilmazin, duke lënë në pritje yllin e Barcelonës, Arda Turan.

Sipas të gjitha gjasave lojtarët në fjalë do të ftohen me 12 nëntor, në ndeshjen e “Antalya Stadium”, ku Turqia pret përfaqësuesen tonë. /Indeksonline/