Rashiti: Suspendimet janë spastrime politike, Luta po bënë diskriminim
Gjilan – Riad Rashiti këshilltar komunal nga PDK-ja tha se suspendimi i zyrtarëve komunal që është bërë nga Lutfi Haziri është një spastrim politik i pastër dhe diskriminim total pasiqë ka zyrtar të njëjtë që kanë aktakuza të ngritura e që nuk janë suspenduar nga Haziri.
Në seancën e Kuvendit që po mbahet në këto momente Riad Rashiti ka kërkuar nga Valentina Bunjaku që të jepet një informatë rreth suspendimit të disa zyrtarëve komunal nga ana e Lutfi Hazirit. “Kërkojë të dihen sa zyrtar janë suspenduar dhe arsyen pse nuk është marrë vendimi i njëjtë për të gjithë zyrtarët. Kemi zyrtar që kanë aktakuza dhe nuk janë suspenduar e kjo i bije një spastrim i pastër politik dhe diskriminim total” tha Rashiti./rajonipress/


