FIDANISHTJA

Deputeti i PS-së sulmon De Biasin: Trajner tranzit, mezi pret me telefonu dikush

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi është në qendër të vëmendjes. Ditët e fundit në media qarkullojnë lajme që tekniku italian kërkohet nga Interi.

Por, para këtij lajmi më parë është përfolur se ai mund të largohet nga udhëheqja e kombëtares për të drejtuar kombëtaren e Anglisë. Për këtë arsye ka reaguar deputeti socialist, Pjerin Ndreu, i cili ka shkruar në llogarinë e tij në facebook duke sulmuar trajnerin italian.

FIDANISHTJA

“Ky De Biasi mezi pret me i ba tel dikush për trajner..! Nese me ben tel Anglia, nese me ben tel Rusia, e sot thote nese me ben Interi… Po e paten me mend te bejne por se kane me duket. Por sikur eshte trajner i nje ekipi apo transit e ka ky?! Si jo serioze me duket stili koka ne Stamboll e trupi ne Janine..” shkruan Ndreu në facebook.