AKR në Gjilan po rritet, dhe po konsolidohet fuqishëm në të gjitha strukturat e saja
Gjilan – Kemi arritur ta hapim partinë me shumë transparencë, sinqeritet dhe kemi formuar një klimë punuese jashtëzakonisht të mirë dhe përbrenda shumë funksionale, e cila i ka sjell këto fryte e cila dëshmohet më së miri përmes fotove nëpër të gjitha aktivitetet që i mbajmë ka thënë Arianit Ibrahimi.
Dega e AKR-së mbajti takimin e radhës me strukturat e partisë, ku mysafir ishte, Vesel Makolli Koordinator qendror dhe Xhemshit Cakolli.
Në këtë takim u prezantua puna e deritanishme e Degës dhe aktivitetet, organizimet që janë mbajtur, të cilat e kanë fuqizuar në të gjitha pikëpamjet e veprimit AKR. “Kemi arritur ta hapim partinë me shumë transparencë, sinqeritet dhe kemi formuar një klimë punuese jashtëzakonisht të mirë dhe përbrenda shumë funksionale, e cila i ka sjell këto fryte e cila dëshmohet më së miri përmes fotove nëpër të gjitha aktivitetet që i mbajmë” ka thënë Arianit Ibrahimi.
Sipas tij AKR në Gjilan po rritet, dhe po konsolidohet fuqishëm në të gjitha strukturat e saja./rajonipress/


