ARKATANA

Vitia do të bashkëpunoj me mërgatën shqiptare në Suedi dhe shtetet skandinave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Unioni i Shoqatave Shqiptare në Suedi në përbërje nga Ahmet Bella, sekretar organizativ dhe Ramadan Reshitaj dhe Fevzi Ademi, anëtarë të kryesisë. Gjatë këtij takim ata e kanë njoftuar kryetarin Haliti mbi aktivitet e këtij unioni konkretisht mbi organizimin e mërgatës në shtetet skandinave.

Kurse Kryetari i Komunës, Sokol Haliti tha se ai ndihet i nderuar me vizitën e Unionit të Shoqatave Shqiptare në Suedi duke potencuar se mërgata gjithmonë ishte dhe është në shërbim të vendit. “Me të vërtetë ndihem shumë i nderuar që sot po ju pres në takim. Mërgata jonë gjithmonë ka qenë në shërbim të vendit dhe atë si në kohën e paraluftës, gjatë saj por edhe tani në liri ku kemi Institucionet tona shtetërore”, u shpreh Haliti.

Ai gjithashtu i njoftoj ata mbi zhvillimit e gjithëmbarshme në Komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi të dyja palët u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë mes tyre e ndër tjerash të shikohen mundësinë për binjakëzimin e ndonjë komune suedeze me atë të Vitisë.

ARKATANA

Pritet që në pranverë të vitit në vijim do të mbahen disa veprimtari kulturore. Në kuadër të këtij bashkëpunimi pritet të këtë edhe shkëmbim të vizitave të ndërsjellat që mundëson edhe bashkëpunim në lëmine ekonomike.

Kurse në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i departamentit për Kulturë, Rini dhe Sport pranë MKRS-së të Republikës së Kosovës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.