FIDANISHTJA

Sreqko Spasiq dënohet me 10 muaj burgim, me kusht për dy vite

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykimin ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Sreqko Spasiq, duke e gjykuar me 10 (dhjetë) muaj burgim, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, nëse i akuzuari në afat prej 2 (dy) vjetëve nuk kryen vepër tjetër penale.

I akuzuari është shpallur fajtor, pasi që në cilësinë e kryetarit të Komunës së Kllokotit, ka tejkaluar autorizimet e tij në atë mënyrë që, me datë 3 shkurt 2014, ka nxjerrë aktvendimin me numër protokolli 4134/1, me të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar të dëmtuarin Trajan Stojanoviq nga vendi i punës, përkatësisht nga pozita e drejtorit të Shkollës Fillore “Marko Rajkoviq” në fshatin Vërbovc, e i cili ka pasur mandat deri më 2 dhjetor 2015.

Po të njëjtën datë me 3 Shkurt 2014 ka nxjerrë edhe aktvendimin me numër protokolli 4133/1, të cilin pa ndonjë arsye ligjore e ka larguar dëmtuarin Bozhidar Dejanoviq nga vendi i punës, përkatësisht nga pozita e drejtorit të Shkollës Ekonomike – Teknike në fshatin Vërbovc, e i cili ka pasur mandat deri më 2 Dhjetor 2015.

Mobi Casa

Me këtë i akuzuari Sreqko Spasiq ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të dëmtuarit Trajan Stojanoviq dhe Bozhidar Dejanoviq, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohen në kontest civil.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktgjykimi në Gjykatën e Apelit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.