Kur Rudina Magjistari ishte edhe këngëtare
Moderatorja Rudina Magjistari duket se është bërë disi nostalgjike gjatë mëngjesit të sotëm.
Ajo ka publikuar një video në periudhën kur ka qenë pjesë e “Maratonës së Këngës Popullore” në vitin 2003, ku edhe ka interpretuar. “Miremengjes! Një nga eksperiencat e mia të rralla në këngë,” – ka shkruar Magjistari krahas videos së publikuar në “Instagram”. /Gazeta Express/


