Shqetësuese, kamion e autobus rezultojnë në gjendje jo të rregullt në komunikacion
Gjilan – Policia e Kosovës njësitet e trafikut Rajonal këtu në Gjilan kanë përpiluar Planin Operativ “Kontrolla teknike e jashtëzakonshme e automjeteve”, i cili plan është në zbatim e sipër që ka qëllim identifikimin e automjeteve të cilat qarkullojnë në rrugë e të cilat dyshohet se teknikisht nuk janë në rregull – sidomos mekanizmi drejtues i tyre, frenues dhe ai i ndriçimit, gjendja e pneumatikeve, parafangot etj. Defekte të cilat besohet se janë si faktorë kontribuues i aksidenteve në trafikun rrugor. Rreth 23 kamion, 14 autobus, 24 furgona dhe 23 vetura kanë rezultuar në gjendje jo të rregullt.
Deri më tani të gjitha automjetet që janë ndalur e më poshtë është e specifikuar në mënyrë tabelare janë dërguar në Qendrat e kontrolleve teknike ma të afërta ku janë konstatuar parregullsitë teknike dhe janë ndërmarrë masa konform dispozitave ligjore.
Nga 13 tetor 2016 deri 25 tetor 2016, janë shqiptuar gjithsejtë 84 tiketa gjobitëse për ato automjete që kanë rezultuar teknikisht jo në rregull.
Mjetet e kontrolluara motorike në Qarkullim, të ndalura dhe që dërguara në “Kontrollim teknik të jashtëzakonshëm” kanë rezultuar jo në rregull gjithsejtë:
Kamionë – 23
Autobus – 14
Furgona – 24
Vetura – 23
Nga këto 18 kundërvajtje i janë shqiptuar pronarëve të firmave të cilët kanë urdhëruar vozitësit të drejtojnë automjetet në gjendje jo të rregullt teknike, kryesisht autobus dhe mjete tjera transporti, mallrash apo udhëtarësh.
Me qëllim të preventimit nga aksidentet me fatalitet dhe lëndime të rënda, Policia e Kosovës do të jetë e përkushtuar dhe do të vazhdojmë të punojë në zbatim të ligjit.
Të gjitha mjetet motorike cilat do qofshin ato që nuk i plotësojnë kushtet teknike për qarkullim të sigurt nëpër rrugë do të largohen nga trafiku, konform normave ligjore tha Ismet Hashani./rajonipress/


