Sulmohet me thikë i mituri në Viti, prangoset i dyshuari për tentim vrasje
Viti – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë nga shtëpia e shëndetit në Viti se një i mitur Shqiptar shtetas i Kosovës nga fshati Radivojcë ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është sulmuar me një armë të ftohët thikë.
Patrulla policore pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes në një shkollë fillore në Viti, dhe aty ka kuptuar se gjatë orës së edukatës fizike viktima është sulmuar me mjet të ftohët-thikë, nga i dyshuari po shqiptar, po ashtu i mitur në pjesën e kraharorit në anën e majtë dhe në qafë.
Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në Viti, është dërguar në Emergjencën e Spitalit Regjionale në Gjilan, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi. I dyshuari është sjellë në stacionin policor ku është intervistuar.
Me vendim të prokurorit të shtetit për krime të rënda, rasti klasifikohet “Vrasje në Tentativë” dhe i njëjti urdhëron që i dyshuari të ndalet në qendrën e mbajtës për 24 orë. Rasti i referohet Gjykatës ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

