Besart Berisha vjen me një lajm të keq nga Australia
Besart Berisha vjen me një lajm të keq nga Australia. Skuadra e sulmuesit kosovar, Melbourne Victory, është eliminuar nga gjysmëfinalja e Kupës së Australisë pasi është mposhtur nga rivali lokal, Melbourne City me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar pak orë më parë.
Golat për ekipin fitues i realizuan Luke Brattan (9’) e Fernando Branuan (77’), shkruan Zeri.info.
Me këtë rast, sulmuesi kosovar, i cili luajti 90 minuta, e lëshoi një mundësi të mirë për ta fituar trofeun e çmueshëm të Kupës. /Zëri/


