Mobi Casa

Dekoratat që iu refuzuan presidentit!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Jo të gjithë ia pranuan mirënjohjen presidentit të Kosovës, Hashim Thaci. Kishte nga ata që refuzuan të pranonin dekorata nga ai për shume arsye.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar 108 personalitete nga Maqedonia për meritat e tyre në avancimin e shqiptarëve. Por, pati nga ata që refuzuan të dekorohen nga Thaçi, ndërsa kishte edhe të tillë që u shprehën të indinjuar që nuk ishin ne liste për t’u dekoruar.

FIDANISHTJA

Kurse, pjesa që pranuan mirënjohjen nga i pari i shtetit të Kosovës, u arsyetuan se atë e kanë marrë si shenjë nderi për punën e tyre shumëvjeçare, në të mirë të shtetit të Kosovës. Shpëtim Pollozhani, Kryetar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë në Maqedoni, është njëri nga ata që ka refuzuar ta pranojë dekoratën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. “Ka 101 shkaqe, por unë do t’i përmend vetëm disa.

Zëri i familjeve të burgosurve, të persekutuarve dhe të diskriminuarve nuk më lejoi që unë të marr mirënjohje nga një president, i cili është shkak i këtyre të këqijave. Shkaku tjetër është nëpërkëmbja e kundërshtarëve politikë po nga ky president”, ka thënë Pollozhani për “Zëri”. Ai konsideron se kjo iniciativë ka të bëjë me fushatë politike./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.