Fundamenti

Komuna e Kamenicës formon komitetin/komisionin komunal për Iniciativë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Ky komitet do të ketë përbërje prej 9 anëtareve, 3 (tre) nga ta do të jenë pjesë e ekzekutivit të komunës dhe 6 (gjashtë) të tjerë do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe qytetarë.

Organizata Jo-qeveritare (OJQ) – “Network of Peace Movement” (NOPM), ka mbajtur takim me kryetarin e komunës së Kamenicës, Begzad Sinani.

Në kuadër të projektit“Rritja e Pjesëmarrjes së Publikut në Vendim-marrje dhe Politikë-bërjes përmes Avokimit të Autoriteteve Komunale dhe Ngritjes së Kapaciteteve të Komiteteve Konsultative dhe Këshillave të Fshatrave”, projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe i implementuar nga Organizata Jo-qeveritare NOPM.

Hidromorava

Qëllimi i takimit ishte njoftimi i kryetarit rreth projektit në fjalë dhe sigurimi i përkrahjes nga ana e komunës për implementim të suksesshëm të projektit. Me këtë rast, kryetari Sinani ofroi mbështetje dhe u zotua së do të jetë i gatshëm për bashkëpunim të mëtutjeshëm të tij dhe stafit të vet.

Si rezultat i këtij takimi, kryetari mori vendim për themelim të Komitetit për Iniciativë, i cili është parashikuar si aktivitet i parë në projekt, që ka për synim kryesor sugjerimin dhe propozimin e iniciativave të ndryshme tek autoritet komunale (kryetari dhe kryesuesi) në interes të qytetarëve. Ky komitet do të ketë përbërje prej 9 anëtareve, 3 (tre) nga ta do të jenë pjesë e ekzekutivit të komunës dhe 6 (gjashtë) të tjerë do të jenë përfaqësues të shoqërisë civile, mediave dhe qytetarë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.