ARKATANA

Lutfi Haziri: Pushteti lokal i BE-së të martën zbret në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të martën në Gjilan do të zbres në takimin e madh Komiteti i Regjioneve të Bashkimit Europian, përkatësisht grupi për Ballkanin perëndimor për sesionin vjeshtor. Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar si njërën nga ngjarjet më të rëndësishme këtë vit në Republikën tonë sa i përket pushtetit lokal.

“Komuna e Gjilanit është zgjedhur për pjesëmarrje nga ana e Komitetit pas prezantimit tim në mbledhjen e vitit të kaluar dhe qëllimi i takimit është që të njihen me politikat e pushtetit lokal në Kosovë, rolin e pushtit lokal, e raportet e pushtetit lokal me qeverinë. Praktikisht, pushteti lokal i BE-së nesër zbret në Gjilan dhe është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme këtë vit në Republikën tonë sa i përket pushtetit lokal. Mbi të gjitha, qëllimi kryesor është njohja edhe me bashkëpunimin ndërkufitar me Maqedoninë në veçanti, por edhe me komunat në Kosovën Lindore dhe ato në regjion që përfshinë Bullgarinë dhe Serbinë”, ka thënë Haziri.

ARKATANA

Ai ka nënvizuar se ky takim do të shërbej për shkëmbim të përvojave dhe partneritet me grupin e Ballkanit perëndimor.

“Praktikisht, nesër përveç diskutimit dhe përvojave në rikonsolidimin e trekëndëshit kufitar Gjilan-Preshevë-Kumanovë, në të cilin marrin pjesë 17 komuna, do të kemi mundësi që edhe me kolegët tanë nga BE, pra Komiteti Regjioneve si organizata më e madhe e pushtetit lokal, që të bëjmë shkëmbim të përvojave në partneritet dhe mbështetje më të madhe për regjionin e Gjilanit dhe bashkëpunimin ndërkufitar”, ka vlerësuar kreu i Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.