United Hospital

Fillon procesi gjyqësor ndaj Valon Shefkiut dhe të tjerëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit ka nisur procesi gjyqësor ndaj Valon Shefkiut dhe tre zyrtareve tjerë komunal të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në gjykimin që po e kryeson gjykatësi Agim Ademi, të akuzuarit e kanë mohuar aktakuzën dhe veprat e ngarkuara.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Gjilanit, Valon Shefkiu, dhe tre zyrtarëve të tjerë komunalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Hidromorava

Valon Shefkiu, akuzohet se gjatë periudhës kohore të vitit 2013-2014, në cilësi të inspektorit ndërtimor, duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, nuk ka marrë veprime zyrtare lidhur me rrënimin e objekteve pa leje dhe rrënimin e objekteve ku është tejkaluar leja e ndërtimit.

Sipas Prokurorisë, Shefkiu në mënyrë të kundërligjshme dhe në kundërshtim me interesat dhe qëllimet e Komunës së Gjilanit nuk ka ekzekutuar masën për rrënimin e këtyre objekteve.

Për vepër të njëjtë akuzohen edhe tre zyrtarët e tjerë komunalë: Merita Cana, Shkëndije Mahmuti dhe Baki Azemi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.