UBT

Shumë raste, një autogol

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Futbollistët e Gjilanit në javën e 10-të pa praninë e shikuesve pasi komisioni disiplinor e kishte dënuar në ndeshjen Llapi-Gjilani me zhvillimin e një ndeshje pa shikues dhe pa gjysmën e futbollistëve arriti të shënon fitore minimale ndaj Hajvalisë me rezultat 1-0.

Futbollistët e Gjilanit pas shumë rasteve të krijuara gjatë 90-të minutave arritën të shënojnë në minutën e 3 pas harkimit dhe tollovisë së krijuar tek mysafirët futbollisti Qëndrim Sejdiu mposht portierin e tij duke shënuar autogol.

Në pjesën e parë Dren Gashi i Gjilanit pati mundësi dy herë të shënon në minutën 11 dhe të 39 por në dy rastet ishte i ngathët të mposht portierin mysafir Betim Halimin.

Rast të mirë patë edhe Blakqori pasi më herët shërbehet nga Berat Ahmeti, por dështon nga afërsia.

Në pjesën e dytë futbollistët e Gjilanit kërkonin edhe golin e dytë por nuk e arritën pasi në minutën e 50 Berat Ahmeti godet shtyllën pingule të mysafirëve.

Futbollistët rastin e vetëm serioz për të shënuar e patën në minutën e 70 kur rezervisti Jon Katanolli gjuan nga 30 metra por portieri i Gjilanit Faton Maloku me mund të madh dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

KKVITI

Mbrojtësi i Gjilanit Arbios Thaçi në minutën e 74 gjuan nga 35 metra por portieri mysafir Betim Halimi me mbrojtje bravuroze shpëton portën e tij.

Trajneri i Gjilanit Arbnor Morina mjaft i nervozuar dhe i pakënaqur me lojën e futbollistëve të tij deklaroi. “Krijuam shumë raste e shënuam vetëm një herë, por kjo nuk do koment, jam shumë i zhgënjyer në futbollistët e mi kjo është katastrofë, por edhe luajtëm pa gjysmën e skuadrës së parë”.

Trajneri i Hajvalisë Sunaj Keqi deklaroi:”Zhvilluam një lojë deri diku të mirë, jemi në pozitë të palakmueshme, por ne do të vazhdojmë të luajmë”.

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Pa shikues
Gjyqtar: Shala, Jakupi, Kelmendi Isufi
Kartona të verdhë : Rusi (Gj), Halili Sejdiu (H)
Gjilani- Maloku, Kosumi, Morina, Thaçi, Blakqori, Arbios Thaqi, B, Ahmeti, A, Ahmeti, Nebiu, Rusi (Aliu), Gashi(Texeira)

Hajvalia- Halimi, E, Halimi, Gashi, Halili, Fejzullahu (Katanolli), Prekopuva, Kqiku, Babaj, Kelmendi (Maloku), Sejdiu, Guraziu(Daku).