Haziri: Gjilanasit gjithmonë kanë dëshmuar solidaritetin e tyre
Gjilan – Gjilanasit gjithmonë e kanë dëshmuar solidaritetin e tyre sa herë është kërkuar nga ta. I tillë ishte aktiviteti humanitar i studentëve për ndihmë Edona Dërmakut, i cili që nga fillimi e deri tek koncerti i madh, rezultoi me grumbullimin e të hollave në vlerë prej mbi 9 mijë euro ka shkruar Lutfi Haziri.
Haziri ka thënë se Komuna e Gjilanit ka qenë bashkëpjesëmarrëse në këtë aksion, duke liruar sallat e sporteve, teatrin dhe hapësirat publike. Po ashtu, po e konfirmoj se si kryetar i Gjilanit do ta ndaj shumën prej 4 mijë euro për këtë rast, maksimumi që e lejon ligji. Apeloj tek të gjithë mërgimtarët tanë kudo në Europë e Amerikë, që t’i dalin në ndihmë kësaj vajze, në mënyrë që ta gëzoj shëndetin e plotë sikurse ne ka thënë Haziri./rajonipress/


