Revoltohen banorët: Edhe ne jemi gjilanas, rrugët si në kohën e mesjetës?
Gjilan – Ditëve të fundit në redaksinë tonë kanë ardh shumë foto që kanë dërguar banorët e revoltuar të cilët kanë kërkuar të bëhen publike rrugët e paasfaltuara tek Rruga e Malishevës, Laguna, Livadhet e Arapit, Vëllezërit Maliqi.
Këto rrugë të prezantuara nga vet banorët tregojnë për gjendjen e mjerueshme të tyre dhe për kërkesën e banorëve që ato të asfaltohen ose të riparohen.
Banorët e revoltuar kanë dhënë komente nga më të ndryshmet. Dikush thotë se nga inati apo hakmarrja këto rrugë kanë mbetur shkretë, ka të tjerë që thonë se vetëm pse ka të dëbuar nga Lugina rrugët kanë mbetur shkretë.
Por një banor që është nga Lugina ka shkruar se :”O Lutë edhe ne jemi gjilanas, shikoj rrugët si në kohën e mesjetës i kemi..a ka asfalltë edhe për ne” ka shkruar i revoltuar ky banor./rajonipress/


