Enkelejdë Xhemaili bëhet kryetare e një nëndege të Forumit të Gruas së LDK-së
Gjilan – Enkelejdë Xhemaili gruaja e komandant Rrebelit është zgjedhur kryetare e nëndegës së II të Forumit të Gruas së LDK-së.
Valentina Bunjaku Rexhepi ka vazhduar me aktivitetet e saja duke mbajtur Kuvendet nëpër nëndegë.
Nga takimet e shumta shihet se ajo po angazhon edhe figura të reja. Në Kuvendin e nëndegës së dytë të Forumit të Gruas së LDK-së është zgjedhur Enkelejdë Xhemaili gruaja e Muhamet Xhemajlit i njohur si komandant Rrebeli.
“Urojë kryetaren Enkelejda Xhemaili. Falënderojë të gjitha zonjat për përkrahje si në këtë kuvend ashtu edhe kuvendet e mbajtura deri tani. Vazhdojmë tutje me suksese me gjithë ju” ka shkruar Bunjaku./rajonipress/


