ARKATANA

Berisha shënon super gol në Australi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Besart Berisha, sulmuesi i Kosovës, po vazhdon të bombardoj portat e kundërshtarëve në Australi.

Melbourne Victory ka shënuar fitore në udhëtim ndaj skuadrës së Adelaide United me rezultat (1:2). Golin e parë në këtë takim e ka shënuar Besart Berisha në minutën e 20-të, shkruan Express.

Mobi Casa

Me këtë gol sulmuesi kosovar i është afruar rekordit të golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në Australi.

Ai tani numëron 82 gola duke qëndruar në vend të tretë, ndërkohë dy rekordmenët mbi të kanë shënuar 89 dhe 90 gola. /Express/