Demiri: Kosova dhe Shqipëria duhet ta përkrahin Luginën dhe të ndihmojnë të dëbuarit
Gjilan – Xhevat Demiri i cili është anëtar i kryesisë qendrore të AAK-së thotë për rajonipress se Kosova dhe Shqipëria nuk guxojnë të rrinë duarkryq dhe mos ta përkrahin Luginën në proceset e saja që po kalon aktualisht. As Kosova e as Shqipëria nuk duhet të heshtin, por duhet të punojnë dhe ta unifikojnë faktorin politik në Luginë i cili fatkeqësisht është bërë pikë e pesë shprehet Demiri.
Xhevat Demiri i cili është pjesë e kryesisë së AAK-së në nivelin qendror është i shqetësuar dhe i brengosur me gjendjen jo të mirë të të dëbuarve nga Lugina, të cilët ka 17 vite që ndodhen në Gjilan apo gjetiu në Kosovë. “Vërtet nuk mund ta kuptojë pse shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë qëndrojnë kaq indiferentë dhe madje me përbuzje merren me problemin e tyre. Të dëbuarit janë pjesë e jona dhe si të tillë ata meritojnë një tretman institucional, e jo të lihen në harresë apo edhe të përbuzen nga dy qeveritë” shprehet Demiri.
Demiri thotë se përkundër disavantazheve që kanë të dëbuarit e Luginës, ata megjithatë janë integruar shpejt. “Të jetosh 17 vite pa dokumente të Kosovës dhe të mos kesh të drejtë të shkosh në atdheun tënd është e rëndë. “Kosova dhe Shqipëria duhet tua shtrijë dorën këtyre hallexhinjve, sepse ata njerëz e presin dorën e shtetit dhe të institucioneve. Edhe Shqipëria edhe Kosova duhet të flasin dhe të koordinohen me politikanët e Luginës të cilët fatkeqësisht janë të përçarë” tha Demiri.
“Kosova dhe Shqipëria nuk guxojnë të rrinë duarkryq dhe mos ta përkrahin Luginën në proceset e saja që po kalon aktualisht. As Kosova e as Shqipëria nuk duhet të heshtin, por duhet të punojnë dhe ta unifikojnë faktorin politik në Luginë i cili fatkeqësisht është bërë pikë e pesë” shprehet Demiri./rajonipress/


