ARKATANA

Përfitimet shëndetësore nga lulelakra

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Sapo ta provoni ju do të shijoni gjithë energjinë e pashtershme të fshehur në lëngun e lakrës.

Kjo pije quhet ndryshe ilaçi i të varfërve pasi është e përballueshme në çmim dhe ka cilësi mjekësore kuruese.

Po ashtu të bën të ndihesh e/i bukur sepse përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokëve.

Çfarë sëmundjesh parandalon dhe kuron?

Kanceri

Konsumimi i përditshëm i kësaj pije parandalon dhe kuron disa lloje kancerash. Kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe vezoreve.

Një substance e quajtur sulforaphane, gjithashtu mbron qelizat nga sulmi i karcinogjeneve.

Ulçera acute

Ulçera acute mund të kurohet fare mirë me lëngun e lakrës.

Siç thamë më lart, pirja e lëngut të lakrës ndihmon në detoksifikimin e organeve jetike.

Vështirë se mund të keni dëgjuar, por lakra përmban vitaminë U e cila ndihmon në forcimin e shtresës së brendshme të stomakut duke e bërë atë rezistente ndaj ulçerave.

Koliti

Uji Dea

Lakra ka përmbajtje të lartë sulfuri dhe klorine të cilat e bëjnë atë pastruese të shkëlqyer të zorrës së trashë.

Nëse ndjeni fryrje apo gazra pas pirjes, mos u shqetësoni. Ajo po vepron dhe ti ke nevojë për këtë.

Ushqim për trurin

Është plot me Vitaminë K dhe ‘anthocianin’ e cila ndihmon në funksionin e mirë të trurit dhe përqëndrimit.

Këta përbërës ndihmojnë edhe në parandalimin e dëmtimeve nervore duke rritur mbrojtjen ndaj alzaimerit dhe dementias.

Lakra e kuqe ka përmbajtjen më të lartë të këtyre përbërësve.

Antioksidant

Antioksidantët që përmban lëngu i lakrës janë perfekte për të përmirësuar lëkurën e thatë, si edhe për të parandaluar plakjen e parakohshme.

Pra, përdoreni lakrën çdo ditë në ushqimet tuaja, por edhe për maska dhe trajtime fytyre.

Për kockat

Të gjitha llojet e lakrave të familjes ‘Cruciferae’ janë burim i shkëlqyer Mineralesh & Vitaminash si; Klacium, Magnez dhe Potas.

Këto tre minerale esenciale janë të domosdoshme për shëndetin e kockave nga ostoporoza dhe sëmundje të tjera degjenerative për kockat.