AKR entuziazmohet në Gjilan, po marrim mbështetje masive nga qytetarët
Gjilan – Gjithçka po frymon AKR në Gjilan, dhe po shihet qartë me këtë mbështetje të përditshme që po e marrim nga qytetarët në mënyrë masovike përgjatë procesit të Zgjedhjeve të brendshme thonë zyrtarët e saj.
“Sot u konkretizua puna e palodhshme e humanistes znj. Vana Jerliu Ramadani në favor të AKR-së dhe përkrahjen e saj e parezervë në fuqizimin e partisë në përgjithësi, dhe falë angazhimit të saj ne sot i prezantuam mbi 40 aderues të rinjë të profileve të ndryshme dhe të kuadrove të kualifikuar që do t`i japin një shtytje të fuqishme Degës sonë në procesin në të cilin jemi atë të Zgjedhjeve të brendshme” ka shkruar Arianit Ibrahimi.
Në një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe Koordinatori i Degës z.Ismet Hajdini, i cili njëherit shprehi falënderim për këtë iniciativë dhe angazhim të Vanës që po e jep për AKR-në, gjithashtu i uroj mirëseardhje aderuesve të rinjë duke i premtuar se brenda AKR është një klimë pozitive e ndërtuar tani ku gjithçka funksionon si ekip së bashku në të gjitha veprimtarit, aktivitetet që i ka Dega.
Hajdini mes tjerash potencoi dhe siguroi aderuesit e rinjë se do ta kenë të gjithë hapësirën e nevojshme të veprojnë dhe të përfshihen në strukturat e partisë.
Në një fjalë rasti aderuesit e rinjë i përshëndeti dhe Kryetari i Forumit Rinor z.Aid Berisha, i cili shprehi gatishmërinë e sinqertë dhe të hapur që të punoj me ta dhe se do t`i ofroj mundësi në kyçjen në Forum Rinor pasi që shumica e aderuesve janë të moshës së re dhe së bashku një zëri ta fuqizojmë rolin e të rinjëve në vendimmarrje të partisë gjë që AKR- ja e ka dëshmuar në ndër vite sepse prioritet i palëkundshëm është Rinia si shtylla kryesore e shoqërisë./rajonipress/


