Mustafi i gatshëm për ndeshjen e radhës në Premier Ligë
Shkodran Mustafi është duke shijuar në maksimum kohën e tij te Arsenali.
Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është gjithmonë aktiv në rrjetet sociale, duke postuar foto në stërvitje, para ndeshjeve si dhe pas ndeshjeve.
Mustafi njihet si një njeri shakaxhi dhe kjo po vërtetohet edhe në stërvitjet e klubit anglez. Së fundmi ishte ish sulmuesi i Barcelonës, Alexis Sanchez, ai që kaloi qaste të mira me shqiptarin para ndeshjes të së shtunës ndaj Middlesbrough,
“Atmosferë e mirë në stërvitjen e sotme. Ta sjellim këtë disponim të mirë në fushë nesër”, ka shkruar ai në rrjetet sociale./Indeksonline/


