ARKATANA

Gresa Pallaska me ofertë për interpretim jashtë vendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aktorja kosovare me talentin dhe interpretimin e saj brilant po mahnitë publikun dhe regjisorët e huaj. Ajo ka pranuar një ftesë për realizimin e një projekti teatror në Skoci, shkruan KultPlus

Aktorja Gresa Pallaska ka pranuar një ofertë të rëndësishme për karierën e saj. Ajo është ftuar për të luajtur në Skoci në një projekt teator. Ftesën, artistes kosovare ia ka bërë regjisori Metthew Lenton i cili po qëndron prej kohësh në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për KultPlus aktorja Pallaska dhe regjisori Metthew Lenton, i cili është i mahnitur me talentin dhe interpretimin skenik të aktores kosovare.

ARKATANA

“Po jemi duke biseduar me Gresën, që ajo të vijë të luaj në një shfaqje në Skoci. Me pëlqen karakteri i saj, loja që ajo bënë dhe çdo gjë tjetër. Është aktore e mrekullueshme”, tha për KultPlus, regjisori Lenton.

Shkas për këtë ofertë është bërë përvoja që regjisori Metthew Lenton kishte me aktorët kosovarë gjatë realizimit të shfaqjes “Tregtari i Venedikut” që u dha të martën premierë në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Lenton përveç Gresa Pallaskës, pati fjalë të mira edhe për 13-të aktorët e tjerë të kësaj shfaqje.

Repriza e parë e “Tregtari i Venedikut”, u shfaq të mërkurën në TKK./KultPlus.com