Ndahet nga jeta Isak Behluli, njëri nga anëtarët më besnik të LDK-së
Gjilan – Isak Behluli ka ndërruar jetë papritur këtë të enjte. Isak Behluli siç e ka përkujtuar kryetari i LDK-së në Artanë Bajrush Ymeri, ishte një anëtarë besnik i LDK-së e së fundi në pozitën e anëtarit të nëndegës në fshatin Pasjak.
Postimi i plotë i Bajrush Ymerit
Sa vështirë qenka me shkrue një përkujtim për shokun tonë Isak Behluli. Ai sot ndërroi jetë pa pritur. I buzëqeshur si gjithmonë dhe duke pi kafe me shokë.
Një anëtarë besnik i LDK-së e së fundi në pozitën e anëtarit të nëndegës në fshatin Pasjak.
Ishte përfaqësues i fshatit i zgjedhur me vota të banorëve të fshatit.
I përkushtuar skajshmërisht për problemet që ballafaqohen banorët e fshatit sa që edhe në momentet e fundit të jetës ishte duke biseduar për projektet e fshatit.
E marta ishte dita e fundit kur të pash, kur erdhe në zyrën time. Asnjëherë nuk do t`i harrojë ato fjalë që mi the e sidomos në fund kur u përshëndetëm kur më the:”Kryetar nuk deshta me të pengu, por nuk mujta me shku pa të pa”.
Sikur e dite që nuk do të vish kurrë më në Komunë.
Miku im me lot në sy e dhimbje të madhe të them u prehsh në paqe. Lavdi të përjetshme jetës dhe veprës tende.
Ndryshe varrimi i Isak Behlulit bëhet nesër më 21.10.2016 pas faljes së namazit të xhumas./rajonipress/


