Fundamenti

Shteti turk do ta ndihmoj Luginën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Siç është i njoftuar opinioni, para disa ditësh, një delegacion nga Komuna e Preshevës, ka vizituar Bursën, qendër e zhvillimit ekonomik e kulturor, i cili njihet si qyteti i sulltanëve të Perandorisë Osmane.

Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, i shoqëruar nga Granit Kamberi, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame, që vepron në kuadër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – BIPBM dhe prof. Lulzim Myftari, pas vizitës zyrtare disaditëshe, në Bursa të Turqisë, kthehen të kënaqur me pritjen madhështore të autoriteteve të këtij qyteti të madh afër Stambollit.

Delegacioni preshevar ishte i privilegjuar ngase u nderua me një darkë sulltanore nga Rexhep Taip Erdoğan, njeriu i parë i Turqisë.

ARKATANA

Me tu kthyer nga Bursa, delegacioni në Preshevë, pati një takim me Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është z/rejis i Rijasetit në Serbi. Ai, i përgëzoi për aktivitetet e zhvilluara në Turqi, të cilat janë me interes për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Takimi historik me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe autoritetet e Bursës, na sjellin lajme të mira se Lugina e Preshevës, do të jetë në agjendën e prioriteteve për investimet e kompanive turke në Luginën e Preshevës.

Bëhet e ditur se së shpejti një delegacion nga Turqia do të vizitoj Preshevën me rrethinë, për të mësuar nga afër për nevojat e qytetarëve të saj se në cilat fusha duhet të investojnë kompanitë turke, njofton Qendra Informative e BIPBM-së, me seli ne Bujanoc, transmeton Tërnoci Press.