ARKATANA

Mësuesit fitojnë betejën, Apeli i shpall të pafajshëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit me arsyetimin se gjykata e shkallës së parë, drejt ka ardh në përfundim se me asnjë provë nuk është vërtetuar se të akuzuarit ta kenë kryer veprën penale që u vihet në barrë. Mësuesit e akuzuar Luljeta Dubova, Ramize Sylejmani, Jehona Sahiti, Mehmetali Sabedinaj, Xhevat Jahiri, Nijazi Hajdini, Adelina Haziri dhe Jeton Veliu përfundimisht lirohen nga akuzat.

Në aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të kryesuar nga Gani Zabeli thuhet se refuzohet si e pabazuar ankesa e Prokurorit të Gjilanit. “Kolegji i Gjykatës së Apelit gjen se pretendimet e mësipërme ankimore nuk qëndrojnë, ngase aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale. Sipas vlerësimit të kolegjit të Gjykatës së Apelit me vërtetimin e drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike gjykata e shkallës së parë, drejtë ka ardhë në përfundim se me asnjë provë nuk është vërtetuar se të akuzuarit ta kenë kryer veprën penale që u vihet në barrë. Bazuar në provat e administruara gjykata e shkallës së parë drejt ka konkluduar se nuk është provuar se të akuzuarit e kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar, andaj në mungesë të provave edhe i ka liruar nga akuza, të cilin konkludim e mbështet edhe kjo gjykatë” thuhet në aktgjykimin e Apelit.

UBT

Avokati mbrojtës i Luljeta Dubovës, Shemsedin Pira tha për rajonipress se ky vendim edhe është pritur sepse në të gjitha fazat e procedurës është vlerësuar se klientët tanë janë të pafajshëm. “Vërtet ka qenë një gjykim me procedura maratonike, por fundi doli ashtu siç ne kemi pretenduar, e jo siç është thënë në aktakuzë” tha Pira.

Mësuesit e akuzuar Luljeta Dubova, Ramize Sylejmani, Jehona Sahiti, Mehmetali Sabedinaj, Xhevat Jahiri, Nijazi Hajdini, Adelina Haziri dhe Jeton Veliu përfundimisht lirohen nga akuzat. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.