Fundamenti

Plani i zonës “Fidanishte 2” prezantohet para ekspertëve të planifikimit hapësinor

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drafti përfundimtar i planit rregullues “Fidanishte 2” është prezantuar të mërkurën para Komitetit Konsultativ të Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor (KKEPH), të cilët kanë parashtruar edhe pyetje rreth zgjidhjeve konkrete në këtë dokument të rregullimit të hapësirës, në një zonë që shtrihet në anën e majtë të rrugës Gjilan-Kamenicë, përbri ish-kampit “Montith”, ku plani rregullues është përfunduar më herët. Fadil Sherifi, shef i Sektorit të Planifikimit në Urbanizëm, ka thënë se plani është punuar në disa faza dhe nga katër skenarët e mundshëm, është përgatitur drafti përfundimtar, ku janë marrë parasysh interesat e palëve për aq sa ka qenë e mundur.

Sherifi ka thënë se plani i ka kaluar të gjitha procedurat, ku pos anketimit të qytetarëve, janë mbajtur edhe 6 dëgjime publike si dhe debate të tjera dhe të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e palëve janë analizuar nga ekspertët e kompanisë hartuese dhe secili prej tyre ka marrë përgjigje veç e veç, qoftë pozitive, qoftë negative.

Etazhiteti në këtë zonë fillon nga P+2, që parasheh banim individual, për të vazhduar me P+4 dhe shkon deri në P+6, që është e destinuar për banim kolektiv.

Sipas Sherifit, ka pasur kërkesa për etazhitet më të lartë, deri në P+10, por është dashur të bëhet një harmonizim me zonën “Fidanishte 1” dhe planet tjera rregulluese përreth.

Sherifi ka përmendur edhe vështirësitë që shfaqen gjatë hartimit të një plani rregullues, ku problem më vete është përfshirja e gjendjes ekzistuese. Në “Fidanishte 2” zgjedhja ka qenë pak më e lehtë, meqë nuk ka pasur shumë ndërtime, ka thënë ai.

Mobi Casa

Sherifi është përgjigjur edhe në interesimet e anëtarëve të KKEPH, Selman Sejdiu, Enis Shurdhani dhe të tjerë, rreth zgjidhjeve konkrete.

Sa i përket rrethrrotullimeve, Sherifi ka thënë se janë planifikuar dy për shkak të kryqëzimeve të rrugëve kryesore, duke nënvizuar se rregullimi i trafikut në këtë mënyrë po tregohet më i përshtatshëm se sa përmes sinjalistikës.

Edhe rrugët tjera brenda zonës janë hormonizuar me kërkesat e qytetarëve në 70-80 për qind të rasteve.

Ai ka thënë përgjigje edhe për hapësirat e gjelbra, zhvendosjen e tensionit të lartë, objektet publike dhe detajet tjera të planit, sipas interesimit të anëtarëve të KKEPH./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.