UBT

Kapiteni Artan Latifi: Po vijnë ditë të mira për Dritën

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Gardiani i Dritës njëherit edhe kapiteni i saj Artan Latfi pas fitores së skuadrës së tij ndaj Lirisë së Prizrenit me rezultat minimal 1-0 është i kënaqur, pas një “agjërimi” për 14-të javë arrihet fitorja e cila rikthen besimin në skuadrën “bardh e kaltër” të Dritës.

“Këto rezultate negative e befasuese të skuadrës askush nuk i ka parë as në ëndërr e leje më të bëhen realitet, nuk mund ta paramendojmë një seri kaq të dobët kjo asnjëherë nuk i ka ndodhur skuadrës së Dritës, edhe pse kemi dhënë gjithçka nga vetja na humbi besimi, na kapi një krizë e rezultateve dhe gjithçka e mori teposhtën javë pas javëve”, shprehet Latifi.

Kapiteni Artan Latifi dy javët e mbetura të cilat do të zhvillohen brenda 10-të ditësh shpreson se së bashku me shokë do të arrijnë atë çka kanë dështuar në javët e kaluara.
“Është rikthyer besimi tek bashkëlojtarët e skuadrës, siç thotë populli “është thyer akulli i të këqijave”, të shtunen takohemi me Hajvalin në Kizhnicë do të shënojmë fitore dhe pas tri ditësh jemi nikoqir të Besës së Pejës do ti kërkojmë tri pikë të plota për tu rehabilituar sado pak, ky është vullneti i të gjithë futbollistëve do të japim më të mirën që mundemi në këto dy javë të mbetura”.

KKVITI

Latifi ka edhe një mesazh për kryesin e klubit dhe tifozët e saj “Intelektualët”.
“Në mënyrë publike i falënderohemi kryesisë e cila na ka mbështetur në këto momente të vështira të skuadrës sonë të cilët kanë pasur një durim të jashtëzakonshëm me futbollistët edhe pse kemi pasur rezultate të dobëta janë treguar profesionist të vërtetë çka është rast i rrallë në futbollin e Kosovës, ndërsa tifozëve të klubit “Intelektualëve” ju kërkojmë falje për këto rezultate të dobëta por do të rikthehemi dhe së bashku do t`i kremtojmë fitoret e reja të klubit, ju bëjë ftesë në këto dy takime tejet të rëndësishme të na përkrahin si asnjëherë më parë për të mirën e ngjyrave “bardhë e kaltër”.

Skuadra e Dritës nga 15-të javët në Vala Superligën e Kosovës në futboll kanë shënuar 2 fitore 4 barazime duke pësuar në 9-të ndeshje duke grumbulluar 10-të pikë për pozitën e 10-të./rajonipress/