ARKATANA

Bullgaret shënojnë express fitore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një ambient të madh sportiv në Palestrën Sportive Bashkim Selishta-“Petriti” në Gjilan në praninë e mbi 2000 shikuesve u zhvillua ndeshja e parë e CEV Voleyball Champions League në mes Dritës dhe Maritza nga Bulgaria të cilën ngadhënjyen mysafiret me rezultat (0-3).

Ashtu siç është pritur skuadra nga Bulgaria dëshmoi se është një skuadër me përvojë dhe kualiteti ishte në anën e tyre duke dëshmuar volejboll cilësor për gjatë tri seteve të zhvilluara.

Në setin e parë volejbollistet e Dritës bënë deri diku rezistencë por mysafiret të prira nga kapitenia e tyre Radosveta Teneva këtë set e përmbyllin me rezultat (13-25).

Në setin e dytë mysafirët patën gjithçka në dorë me pasime të sakta dhe shkëputje në rrjetë bën të shpartallojnë skuadrën e Dritës duke e përfunduar setin me rezultat (11-25).

Seti i tretë u zhvillua me momente të ndryshme në disa periudha volejbollistet e Dritës treguan cilësi të mirë në parket, por mysafiret me gjatësinë e tyre, përvojën dhe kualitetin të cilën e posedonin e përmbyllin setin me rezultat (15-25).

Tifozët e Dritës “Intelektualët” edhe njëherë dëshmuan se janë më të mirët në vend dëshmuan cilësi të lartë të animit.

Policia e Kosovës njësiti në Gjilan me punën e tyre profesionale meritojnë notën më të lartë duke mos lënë asgjë të rastit.

Mobi Casa

Organizatorët e kësaj ndeshje meritojnë notën më të lartë duke dëshmuar se edhe ne jemi pjesë e Evropës.

Pas ndeshjes trajneri i Dritës Lorik Ilazi deklaroi.:”Së pari i përgëzoj vajzat për angazhimin që bënë përgjatë tri seteve, skuadra nga Bullgaria kishte potencial më të madhë tek volejbollistet, por edhe përvoja ishte në anën e tyre. Duhet kuptuar se volejbolli në shtetin e Bulgarisë ka një traditë, jam i lumtur që kemi arritur ta organizojmë këtë ndeshje siç është më së miri dhe të gjithë ata që kanë kontribuar i falënderojë nga zemra e posaçërisht kryetarin e klubit Valon Murseli që na dhuroi këtë spektakël të madhë në arenën ndërkombëtare”.

Trajneri i skuadrës Maritza Ivan Petkov deklaroi:”Skuadra ime tregoi më shumë cilësi dhe me meritë arritëm këtë fitore. Jam i fasionuar me mikpritjen që na është bërë atmosfera, ka qenë shumë e mirë ndërsa skuadra e Dritës ka një skuadër të re, por të talentuar”.

Kapitenia dhe volejbollistja më e mirë e mysafireve Radosveta Teneva u shprehë:” Fituam me meritë dëshmuam se kemi një skuadër me përvojë ndërsa jam shumë e lumtur që kjo ndeshje u zhvillua në këtë atmosferë të madhe sportive”./sylejman ismajli/rajonipress/

Drita: Richardson, Asani, Dushica, Syla, Jaha, Kadriu, Leka, Mehmeti, Ortega, Ilazi, Hyseni , Latifi

Maritza: Dancheva Bozdeva, Atanasova, Kovacheva, Dimitrova, cesljar, Teneva, Grigorova, Usheva, Monova, Todorova, Chausheva, Tsvetanova